Bota

Paris 2024/Një mysafir surprizë në Lojërat Olimpike të sërfit!

Të gjithë sytë nga oqeani në ditën e fundit të garës së Surf-it në Lojërat Olimpike të Parisit, në Tahiti të hënën pasdite, ku papritmas u shfaq një mysafir surprizë, një balenë. Në një distancë të sigurt nga atletet Tatiana Weston-Webb nga Brazili dhe Brisa Hennessy nga Costa Rica, të cilët po garonin në gjysmëfinale, balena doli në sipërfaqe dhe u dha spektatorëve dhe fotografëve momentin olimpik dhe epik.

Nuk është e pazakontë që kafshët e egra si fokat dhe madje edhe peshkaqenët të shfaqen gjatë surfimit nëpër botë. Në Tahiti, ku u mbajt gara olimpike e Surf-it 2024, gati 10,000 milje larg nga qyteti pritës i Parisit, balenat mblidhen rreth ishujve gjatë sezonit të çiftëzimit, pjelljes dhe migrimit.