Një zhytës tha se dy balena bënë gjithçka që ta mbrojnë kur një peshkaqen bëri lëvizje agresive në drejtim të tij. Benoît Girodeau, i njohur më mirë me emrin e tij skenik Natty Gong, ishte duke u zhytur në brigjet e Mauritius kur një peshkaqen filloi të notonte drejt tij. Videoja befasuese e kapur nën ujë tregon se si dy balena 45 tonëshe nxituan në mbrojtje të tij, duke e penguar peshkaqenin të afrohej.
Balenat rrethuan Girodeau dhe filluan të ndiqnin peshkaqenin duket duke u përpjekur ta largonin atë. Pasi bëri disa gjeste kërcënuese, një nga balenat kafshoi bishtin e peshkaqenit, duke e detyruar atë të zhdukej përsëri në thellësitë e oqeanit. Njëra balenë ndoqi peshkaqenin, ndërsa tjetra u zhyt më thellë në oqean, duke u pozicionuar mes zhytësit dhe grabitqarit.