Bota

Paris, i grabiten bizhuteri me vlerë 800 mijë euro princeshës saudite

Bizhuteri me vlerë totale 800 mijë euro janë grabitur në hotel “Ritz” në Paris, në zemër të kryeqytetit të Francës. Sipas shtypit francez, ato i përkisnin një princeshe saudite, e cila i kishte lënë të gjitha në suitë, pa i vendosur në kasafortën e hotelit të sapohapur, pas një restaurimi të gjatë. Në dhomë nuk ka asnjë gjurmë, ndërsa Policia e Parisit nisi hetimet.