Katedralja Notre-Dame në Paris është përfshirë nga flakët. Sipas mediave vendase deri në këto momente nuk janë regjsitruar persona të lënduar apo viktima, ndërsa zjarrëfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve. Në një postim në Twitter, zëvendës kryetari i parë i Parisit, Emmanuel u kërkon qytetarëve të qëndrojnë larg dhe të lënë grupet e shpëtimit të ndërhyjnë.” Shkaku i zjarrit është ende i paqartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të jetë shkaktuar nga punimet rinovuese në pjesën e sipërme të saj.