Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

Parlamentaret e 11 Majit, vijon numërimi i votave/Kryeson Partia Socialiste!

Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, vijon numërimi i votave në vend. Me 1 mijë e 273 qendra votimi të numëruara nga 5 mijë e 225, Partia Socialiste kryeson me 52.95%, e ndjekur nga koalicioni opozitar Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 34.11%. Sa i përket Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit ka 3.76% të votave deri tani.

Më pas vijnë Nisma-Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 3.48% e Mundësia e Agron Shehajt me 2.64%. Me 1.25%, Bashkë e Arlind Qorit është para Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës me 1.09%.  Për momentin, koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit e Enkelejd Alibeajt ka 0.34%.

Numëruar: 1,273 nga 5,225 QV

Kanë votuar 331,841 nga 3,467,962 votues

Diaspora: 245,935 të regjistruar

1,660 / 194,889 zarfe