Aktualitet Zgjedhjet 2025

Përfundon numërimi i Diasporës në 5 qarqe për votën preferenciale/ Ja dy më të votuarit në Durrës!

Në 5 qarqe ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial në listë “të hapur”.

Numërimi ka përfunduar në:

1. Kukës
2. Shkodër
3. Dibër
4. Fier
5. Durrës

Vijon numërimi dhe vlerësimi votave për kandidatët që i janë nënshtruar votimit parapëlqyes në 7 qarqe:

1. Tiranë
2. Lezhë
3. Elbasan
4. Vlorë
5. Berat
6. Gjirokastër
7. Korçë.

Para pak minutash përfundoi në Durrës nga PS, me i votuari është Ani Dyrmishi, pas tij Arkend Balla.

Kurse nga PD, më i votuari është Arian Ndoja.