Gossip

Partneri perfekt! Callum Turner pozon pranë posterit të Dua Lipës gjatë xhirimeve?

Aktori Callum Turner është fotografuar pranë një posteri të të fejuarës së tij, këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, në një cep të qytetit të New York-ut.

Turner, i cili po xhiron aktualisht filmin e tij të ri “One Night Only” në Manhattan, u vu re duke qëndruar pranë posterit promovues të artistes.

Dua dhe Callum nisën lidhjen në janar të vitit 2024, ndërsa fejesën e konfirmuan në qershor të këtij viti.

Artistja sapo lançoi linjën e saj të re me produkte për kujdesin e lëkurës, duke bërë që momenti me posterin të jetë edhe më i komentuar.

Filmi “One Night Only on Manhattan” po xhirohet prej disa javësh në qytet, ku Turner dhe kolegët e tij janë parë shpesh në skenat e setit.

Regjisori Will Gluck, i njohur për komeditë romantike, synon të sjellë një tjetër sukses në arkë me këtë projekt, i cili ndjek historinë e dy të huajve që përpiqen të gjejnë dikë për një natë të veçantë.

Në film do të luajë edhe Pete Davidson, në rolin e një detektivi, ndërsa premierë në kinema pritet të ketë verën e ardhshme nga Universal Pictures.