Callum Turner ka shprehur publikisht ndjenjat e tij për Dua Lipën, duke e përshkruar këngëtaren si personin me të cilin dëshiron të kalojë gjithë jetën.
Në një intervistë për emisionin “Etalk”, aktori 35-vjeçar tha se e vetmja gjë që dëshiron për të ardhmen është:
Thjesht të jemi bashkë, përgjithmonë
Historia e dashurisë mes yllit të muzikës pop dhe aktorit britanik filloi në janar 2024. Thashethemet për fejesën e tyre nisën në dhjetor, kur Lipa publikoi disa foto në rrjete sociale ku shihej me një unazë diamanti në dorë.
Konfirmimi erdhi disa muaj më vonë, në qershor, përmes një interviste të këngëtares për “British Vogue”.
Po, jemi fejuar. Është shumë emocionuese
-u shpreh ajo, duke e përshkruar vendimin si një hap të madh për të ndërtuar një jetë së bashku.
Një burim i afërt me çiftin tha për “People” se ata po e shijojnë fejesën e tyre pa ndonjë ngut për t’u martuar.
Dua është e çmendur pas Callumit. Ata kanë folur për të ardhmen dhe dasmën e tyre
Përveç planeve personale, dyshja ka vendosur të bashkëpunojë edhe në fushën profesionale.
Ata kanë themeluar kompaninë “TwentyTwo Films Limited”, e cila do të fokusohet në prodhimin e filmave artistikë dhe projekteve televizive, ku të dy mbajnë aksione të barabarta.
Një burim për “The Sun” tha se çifti është shumë ambicioz dhe i përkushtuar ndaj projekteve të reja, ku Dua Lipa synon të ketë më shumë kontroll krijues edhe në film, përveç muzikës.
Me një lidhje që po bëhet gjithnjë e më e fortë dhe plane të përbashkëta në jetë dhe karrierë, Dua Lipa dhe Callum Turner duket se po ndërtojnë themelet për një të ardhme të gjatë së bashku.