Celebrities Gossip Magazine

Pas 46 vitesh suksesi global, stilistja që krijoi fenomenin Hello Kitty largohet nga detyra?

Stilistja japoneze Yuko Yamaguchi ka njoftuar dorëheqjen pas 46 vitesh pune, gjatë të cilave mbikëqyri zhvillimin e personazhit ikonik Hello Kitty, që u shndërrua në një fenomen global.

Yamaguchi mori drejtimin e dizajnit të personazhit në vitin 1980, pesë vite pas debutimit të tij, duke e transformuar figurën e njohur, e cila sipas krijuesve nuk është mace, por një vajzë e vogël nga Londra, në një nga markat më të suksesshme në botë.

Kompania Sanrio, që qëndron pas personazhit, falënderoi stilisten për kontributin e saj të jashtëzakonshëm, duke theksuar se ajo “ia ka kaluar stafetën brezave të rinj”.

Dizajnerja tjetër e kompanisë, e njohur me pseudonimin “Aya”, pritet të marrë drejtimin e plotë deri në fund të vitit 2026, ndërsa Yamaguchi do të vazhdojë të ofrojë këshilla.

Gjatë dekadave, Hello Kitty u kthye në një simbol të kulturës japoneze “kawaii” dhe në një nga franchisat më fitimprurëse globalisht, duke u shfaqur në produkte të shumta, nga veshjet dhe aksesorët deri te videolojërat dhe bashkëpunimet me marka të njohura ndërkombëtare.

Sot, në moshën 70-vjeçare, Yamaguchi vlerësohet se e ka shndërruar personazhin në një ikonë të dashur për breza të tërë në mbarë botën.