Gossip Showbiz

Pas kërkimit të faljes, Rogerti “shpërthen” sërish ndaj Selinit! “Ti do vetëm çuna me lekë…”

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania po rriten nga dita në ditë. Gjatë kësaj të mërkure, Rogerti është përfshirë sërish në një debat të fortë me konkurrenten Selin, duke përdorur deklarata që kanë ndezur reagime brenda dhe jashtë shtëpisë.

Ti do vetëm çuna me lekë, burrë me lekë. Gimbon e mban vetëm për lojë

-iu drejtua ai banores, duke e akuzuar për interes material.

Kjo përplasje vjen më pak se 24 orë pasi Rogerti i kishte kërkuar falje për fjalët e pahijshme të përdorura më herët ndaj saj.

Nuk është hera e parë që ai vihet në qendër të kritikave për mënyrën e komunikimit. Edhe gjatë spektaklit të së martës, Rogerti u komentua gjerësisht për tonin dhe gjuhën e përdorur ndaj Selinit dhe banorëve të tjerë, duke shkaktuar reagime të forta nga publiku.

Kujtojmë se ai u largua nga formati të martën, por u rikthye pas një “xhiroje” në studio, duke vazhduar lojën me të njëjtin intensitet.

Qasja e tij e drejtpërdrejtë dhe shpesh konfrontuese po e kthen Rogertin në një nga figurat më polemike të këtij sezoni të BBV.