Selin dhe Rogerti janë përfshirë në një debat të ashpër brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Tensionet u rritën pasi Rogerti bëri komente mbi jetën private të Selinës, duke pretenduar se e njeh nga jashtë dhe se ka informacione për të. Selin i mohoi kategorikisht deklaratat e tij dhe e cilësoi situatën si një sulm ndaj moralit dhe figurës së saj. Debati përfshiu edhe banorë të tjerë të shtëpisë.
Selin u shpreh se në lojë nuk duhet të preket morali dhe karakteri i askujt, sidomos kur ajo ndodhet në fillim të karrierës artistike. Ajo i kërkoi Rogertit prova për akuzat dhe theksoi se nuk do të tolerojë cenimin e emrit të saj. Gjithashtu, sqaroi se në Dubai ka qenë vetëm një herë, për angazhime zyrtare. Sipas saj, deklaratat e Rogertit prekin jo vetëm atë, por edhe familjen dhe marrëdhëniet e saj personale.
Nga ana tjetër, Rogerti reagoi duke thënë se nuk pranon të cënohet dhe se situata është ekzagjeruar për shkak të përmendjes së temave të ndjeshme. Ai u shpreh se kishte bërë thjesht një pyetje dhe se reagimi i Selinës erdhi pasi ajo përmendi bashkëshorten e tij. Sipas tij, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në pyetjen që i drejtoi asaj.