Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Rizarta Hoxha, ka folur së fundmi në një intervistë për lidhjen e saj me Aldon. Ajo u shpreh se raporti mes tyre nuk shkoi përtej asaj që u pa brenda shtëpisë dhe momentalisht nuk është e sigurt për vazhdimësinë e këtij raporti jashtë.
E pyetur nëse diferenca e madhe në moshë me Aldon kishte ndikuar, Rizarta u shpreh:
14 vite ishin. I jam dorëzuar ndjesive të momentit, nuk doja ta analizoj shumë situatën sepse bëhej e rëndë. Thjesht po e ndiqja rrjedhën. Shkoi deri aty ku shkoi dhe kaq kam për të thënë.
Për mundësinë e një rikthimi të raportit me Aldon tashmë që ai ndodhet jashtë shtëpisë, Rizarta tha:
Nuk e di. Kam parë shumë gjëra qëkur kam dalë dhe për momentin nuk mund të them asgjë me siguri.
E ngacmuar për paqartësinë në përgjigje, ajo shtoi:
Po, tani jam e paqartë. Nuk e di, pas gjithë atyre që kam parë.
Deklaratat e saj hedhin dyshime mbi një të ardhme të mundshme mes saj dhe Aldos, ndërsa fansat e çiftit presin me kuriozitet zhvillimet.