Ish-çifti i reperave Mozzik dhe Loredana pak javë më parë konfirmuan ndarjen e tyre që ishte spekuluar prej kohësh në media.
Së fundmi në një intervistë për “20 Minuten” reperi nga Kosova u shpreh se ka kaluar momente të mrekullueshme me ish-partneren e tij por disa momente të tjera më pak të këndshme kanë bërë që ata të ndahen nga njëri-tjetrit.
Sakaq, ata vazhdojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm për hir të vajzës së tyre Hana, madje Mozzik rrëfeu se ka 2 muaj pa e takuar këtë të fundit.
“Flas me vajzën dhe Loredanën çdo ditë në video. Për herë të fundit i kam takuar para 2 muajsh. Për Hanën më merr malli çdo ditë, do ta takoj në dhjetor sepse ka ditëlindjen, mezi po pres” -tha reperi gjatë intervistës.