Gossip Showbiz

Mozzik bën lëvizjen e papritur për ditëlindjen e 30-të: çfarë fshihet pas gjestit luksoz?

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, do të festojë 30-vjetorin më 29 shtator dhe ka vendosur ta shënojë këtë moment në mënyrë madhështore.

Aktualisht në Zvicër, artisti i ka bërë vetes një dhuratë që ka bërë bujë të madhe në rrjete sociale dhe media.

Gramos Aliu, emri i tij i vërtetë, ka blerë një orë të markës luksoze “Richard Mille”, e njohur për kornizën transparente prej safiri kristali dhe rripin e bardhë elegant. Çmimi i saj, sipas raportimeve online, arrin në rreth 1.5 milionë euro, duke u kthyer në një nga blerjet më të shtrenjta të reperit.

Në mesin e fotove të publikuara nga vetë ai, vihet re një detaj që ka nxitur diskutime: Mozzik ka pozuar pikërisht pranë godinës së Administratës Tatimore të Kosovës.

Ky gjest është interpretuar si një formë ironie, pasi vetëm një vit më parë ai ishte gjobitur nga ATK me 500 mijë euro.

Edhe pse shpesh në qendër të polemikave, Mozzik mbetet një ndër emrat më të fuqishëm të skenës muzikore shqiptare, me hite të shumta dhe bashkëpunime që kanë thyer rekorde klikimesh.

Duket se 30-vjetori i tij nuk është vetëm një festë, por edhe një mesazh i koduar…