Showbiz

Pas një kohe të gjatë shkëputjeje, Selena Gomez rikthehet në rrjetet sociale

Këngëtarja e famshme Selena Gomez muaj më parë lajmëroi ndjekësit e saj se do të bënte një shkëputje nga rrjetet sociale për tu përqendruar krejtësisht tek vetja dhe mirëqenia e saj.

Që pas transplantit të veshkës, bashkimit e ndarjes nga Justin Bieber dhe shqetësimeve të tjera në shëndetin e saj duket se Gomez ka kaluar një periudhë vërtetë të vështirë.

Për herë të parë ajo ka uruar ndjekësit e saj për vitin e ri duke theksuar se ai që la pas ishte një sfidë për të dhe një vit vetë-reflektimi.

“Sfidat do t’ju tregojnë se kush jeni dhe çfarë jeni në gjendje të kapërceni” ,-tha ajo duke theksuar se ndihet krenare me veten e saj dhe pret me padurim sfidat që do të sjellë ky vit i ri.