Një nga artistët më të vlerësuar të të gjitha kohërave, Elton John ka bërë me dije se ka humbur shikimin si pasojë e një infeksioni të rëndë të syrit. Këngëtari britanik mori pjesë në një shfaqje në Londër, por deklaroi se nuk kishte mundur ta shikonte dot performancën.
Siç mund ta dini disa prej jush, unë kam pasur probleme dhe tani kam humbur shikimin. Nuk kam qenë në gjendje ta shoh performancën, por më ka pëlqyer.
Artisti ishte në tapetin e kuq për “Djalli vishet me Prada”, një muzikal i bazuar në romanin më të shitur me po të njëjtin titull. Duke folur me ata që ishin të pranishëm në teatër për të parë këtë shfaqje, ai falenderoi bashkëshortin e tij David Furnish që i ka qëndruar afër në këto momente të vështira.

Në muajin qershor, Elton John njoftoi për herë të parë për problemin me shikimin, duke përmendur një infeksion të rrezikshëm që kishte prekur syrin e tij të djathtë. Ky infeksion kishte shkaktuar humbjen e shikimit në atë sy, një situatë që e kishte shqetësuar thellë, por këngëtari kishte qenë optimist dhe kishte nisur një trajtim mjekësor intensiv për të shpëtuar shikimin në syrit e tij të majtë.
Për Elton John, kjo humbje e pjeshme e shikimit ka qenë një sfidë e madhe, pasi ai është një artist që ka pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, e cila është ndikuar fuqishëm nga aftësia e tij për të performuar dhe për të krijuar muzikë. Megjithatë, pavarësisht këtyre vështirësive shëndetësore, këngëtari ka vazhduar të punojë dhe të jetë i angazhuar me projekte të reja.