Nuk ka paqe për Japoninë. Pas të nxehtit përvëlues e tajfunit Jebi, vendi aziatik u godit sot nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.7. Në ishullin e Hokkaido-s, lëkundjet shkaktuan rrëshqitje dheu që mbuluan një numër shumë të madh shtëpish. Të paktën 8 vetë gjetën vdekjen, ndërsa 40 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Energjia elektrike është ndërprerë, ndërsa dëmi në centralin elektrik që furnizon Hokkaido-n kërkon disa javë kohë për t’u riparuar.