Celebrities Gossip Showbiz

Pas tetë vitesh, Cate Blanchett shfaqet në publik me…

Aktorja australiane, Cate Blanchett, ka bërë një paraqitje të rrallë publike me djalin e saj 18-vjeçar, Ignatius Upton, gjatë sfilatës së Giorgio Armani Privé në kuadër të Javës së Modës së Lartë në Paris.

Dalja e tyre tërhoqi menjëherë vëmendjen, pasi Ignatius rrallëherë shfaqet në evente publike dhe familja e aktores njihet për jetën larg vëmendjes mediatike.

Kjo është hera e parë që nënë e bir marrin pjesë së bashku në një aktivitet publik që nga viti 2018, kur u panë në “Green Carpet Fashion Awards Italia”.

Për këtë rast, Cate Blanchett u shfaq me një stil elegant dhe minimalist, ndërsa Ignatius zgjodhi një kostum klasik, duke u bërë një nga të ftuarit më të komentuar të mbrëmjes.

Ignatius është djali më i vogël i Blanchett dhe bashkëshortit të saj, skenaristit dhe regjisorit Andrew Upton. Çifti, i martuar prej më shumë se dy dekadash, kanë tre djem, Dashiell, Roman dhe Ignatius, si dhe vajzën e adoptuar, Edith.

Aktorja ka rrëfyer më herët edhe historinë e veçantë pas emrit të djalit të saj. Sipas saj, emrin “Ignatius” e zbuloi rastësisht gjatë shtatzënisë, teksa lexonte një libër për fëmijë, dhe menjëherë ndjeu se ishte emri i duhur për të.

Në sfilatën e Giorgio Armani Privé morën pjesë edhe shumë emra të njohur nga bota e modës, filmit dhe showbiz-it, ndërsa koleksioni i ri i stilistit italian u vlerësua për elegancën klasike, finesën dhe detajet luksoze që karakterizojnë markën.