Pas tensioneve të shumta që kanë shoqëruar marrëdhënien e tyre, Egli dhe Gjesti kanë ndarë një moment më të qetë dhe emocional gjatë mëngjesit të sotëm.
Egli, e cila ka pohuar se ende ruan një afeksion të veçantë për Gjestin, ka vendosur që të marrëdhënia mes tyre të kthehet si më parë, dhe ka shkuar ta zgjojë nga gjumi.
Ajo iu afrua lehtësisht shtratit të tij dhe u ul pranë tij, ndërkohë që ai ende flinte. Kur Gjesti e kuptoi se ishte zgjuar, i drejtoi një pyetje të thjeshtë:
Kur je zgjuar?
Megjithëse biseda ishte e shkurtër dhe me shumë ngrohtësi, Egli nuk u largua. Ajo vendosi të qëndrojë pranë tij, duke ofruar praninë e saj në heshtje, pavarësisht se Gjesti nuk po zgjohet plotësisht.
Më pas është afruar një nga banorët e ri duke i thënë Gjestit që të zgjohet, pasi “s’ka puls”.
Një fjali që ka shkaktuar të qeshura dhe Gjesti është ngritur duke përqafuar Eglin në shtrat dhe shtrirë sërish.
Mund të themi se sjelljet e tij janë deri diku kontradiktore me fjalët që thotë por kjo mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme se si do të zhvillohet situata e tyre.