Bota

Pasagjerët sëmuren papritur në aeroplan, vendosen në karantinë

Pasagjerët e fluturimit “EK203” të linjës ajrore “Emirates Airline” u vendosën në karantinë në Aeroportin ndërkombëtar “JFK” të Nju Jorkut, pasi disa prej tyre u sëmurën në bordin e avionit. Numri aktual i të prekurve është rreth 10 persona. Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi sëmundjen e papritur të pasagjerëve të avionit.