Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pak ditë më parë njoftoi se ka fituar betejën më Covid-19 duke treguar si ishte për të izolimi dhe puna nga shtëpia.
Sot, teksa mbante fjalën e tij në Këshillin Bashkiak, ai u tregua i gatshëm për të dhuruar plazmën e gjakut për ata që kanë nevojë. Siç është konfirmuar edhe nga “OBSH”, plazma mund të kurojë Koronavirusin.
“Do jem i pari nga Bashkia si kryetar që do dhuroj plazmën për ata që kanë nevojë për këtë trajtim. Ndërkohë që ftoj të gjithë anëtarët e tjerë (që e kanë kaluar) të bëjnë të njëjtin veprim. Ka stigmë për ata që nuk dhurojnë, kur njerëzit kanë frikë dhe një lloj ndrojë. Lipset solidaritet për ata që kanë ndroje që ta bëjnë këtë” -u shpreh Veliaj.
Kujtojmë se pandemia e Covid-19 ka gjunjëzuar mbi 185 shtete dhe shumë prej tyre deri në gjetjen e një vaksine po i kurojnë pacientët e prekur me plazmën e gjakut të atyre të cilët kanë qenë të infektuar më parë.