Aktualitet Politikë

“Pasi Ramës i anuluan darkën në Strasburg”, Berisha: Bota e krimit u nisi me qindra mesazhe kërcënuese politikanëve të shquar europianë!

Kreu i PD, Sali Berisha tha se pjesëtarë të bandave të krimit në vendin tonë u kanë dërguar mesazhe kërcënuese politikanëve europianë.

Kjo sipas kryedemokratit ndodhi pasi kryeministrit Edi Rama iu anulua darka zyrtare në Strasburg.

Gjatë gjithë ditës në një sërë takimesh unë paraqita atyre audiencave qëndrimin e regjimit të Edi Ramës ndaj votës së lirë dhe narkoshtetit, mund tu them se në atë institucion prestigjioz Edi Rama ishte një famëzi, në atë shkallë saqë në tërë ekzistencën e këtij institucioni për herë të parë ky institucion i kishte anuluar darkën e parashikuar në protokoll në nder të kryeministri shqiptar, Edi Ramës, në një end të vetëm nga fundi i viteve ’40, kurrë nuk kishte ndodhur dhe pas këtij vendimi duket se Edi Rama kishte marr me vete shoqërues botën e nëndheshme, nga bota e krimit shqiptar janë nisur me qindra mesazhe kërcënuese për politikanë të shquar europianë, të gjitha ishin të lidhura me anulimin që i bënë kreut të organizatës kriminale.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka paralajmëruar personazhë të krimit se kudo që ndodhen do të gjenden dhe do të sillen para drejtësisë shqiptare.

Berisha deklaroi se do të ketë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, duke theksuar “i garantoj se kudo që të jenë edhe në shpellat më të largëta të këtij planeti do të gjenden dhe do të sillen para drejtësisë, do të marrin ndëshkimin që meritojnë”.

Kryedemokrati theksoi se ministrat janë bashkëpunëtorë të tyre, teksa u shpreh se këta të fundit u kanë vendosur në dispozicion pushtetin kriminelëve.

Me hijen e krimit trembin qytetarët, por i garantoj se kudo që të jenë edhe në shpellat më të largëta të këtij planeti do të gjenden dhe do të sillen para drejtësisë, do të marrin ndëshkimin që meritojnë.