Pak ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha bëri një deklaratë shokuese në rrjetin social Instagram.
Nëpërmjet një video-je ajo demaskoi të gjithë stilistët të cilët nuk pranuar ta vishnin në ceremoninë “Grammy Awards” që do të mbahet në muajin shkurt.
Pasi u cilësua si ‘një masë e madhe’, pas këngëtares kanë ardhur edhe qindra reagime nga miqtë dhe kolegët e saj online të cilët i kanë dalë në mbrojtje. Ata e kanë përgëzuar 29-vjeaçren për guximin, mesazhin dhe thirrjen pozitive për të gjitha femrat që të duan veten.
Shumë prej tyre duke përfshirë edhe këngëtaren e famshme Demi Lovato kanë shkruar në platformat e tyre kundra këtyre stilistëve dhe të gjithë atyre që i bëjnë femrat të ndihen keq për pamjen e jashtme.