Kylie Jenner u shpall pak javë më parë si sipërmarrësja më e pasur për vitin 2018 me një shifër prej 900 milionë dollarësh dhe për këtë fakt motra e saj është shumë xheloze.
Burime për “Radar Online” kanë konfirmuar se Kendall nuk i ka aspak mirë marrëdhëniet me motrën e saj pasi pasuria e madhe e më të voglës e bën xheloze.
Dy motrat e “Keeping up with the Kardashians” po i shfaqin hapur inatet me njëra-tjetrën ndërkohë që Kylie ndihet sikur i duhet të investojë për karrierën e motrës së saj si modele.
Kendall Jenner duket se nuk mjaftohet vetëm me pasurinë e saj prej 50 milionë dollarësh dhe nuk është aspak e lumtur që motra e saj fiton shumë më shumë.