Pas vdekjes tragjike të këngëtarit Liam Payne në tetor të vitit të kaluar, sytë janë drejtuar te djali i tij i vetëm, Bear, vetëm tetë vjeç. Këngëtari i njohur nuk la një testament, duke lënë pas një pasuri prej rreth 28 milionë eurosh, çka përbën një përgjegjësi të madhe për një fëmijë kaq të vogël.
Nëna e Bear-it, Cheryl Tweedy, ish-anëtare e grupit “Girls Aloud”, është vendosur të mos lejojë që djali i saj të ketë akses të menjëhershëm në këtë shumë të madhe.
Ajo synon që pasuria t’i kalojë Bear-it me faza, kur ai të jetë më i pjekur dhe të kuptojë vlerën e punës dhe jetës.
Burime pranë Cheryl-it thanë për “The Sun”:
Ajo dëshiron ta mbrojë Bear-in. E di që do të ketë njerëz që do i afrohen vetëm për interes. Ajo do që ai të rritet si një fëmijë normal.
Pavarësisht ndarjes së tyre disa vite më parë, Cheryl dhe Liam ruajtën një marrëdhënie të mirë si bashkëprindër. Vetë Payne kishte deklaruar në një intervistë:
Bear është e gjithë bota jonë. Edhe pse jemi larg, ne ende kemi shumë dashuri për njëri-tjetrin.
Në pritje të vendimeve ligjore për trashëgiminë, mbetet e qartë se Cheryl dëshiron mbi të gjitha të ruajë mirëqenien emocionale dhe zhvillimin e shëndetshëm të djalit të tyre.