Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, është larguar nga Acıbadem Altunizade Hospital, ku ishte shtruar që prej 7 prillit dhe së fundmi iu nënshtrua një operacioni në fshikëzën e tëmthit.
Dalja e tij nga spitali nuk kaloi pa bujë, pasi artisti bëri disa deklarata të forta për jetën personale dhe marrëdhëniet familjare. Ai zbuloi se kishte kërkuar vetë që disa nga fëmijët e tij të mos lejoheshin ta vizitonin gjatë qëndrimit në spital.
Me tone emocionale, İbrahim Tatlıses foli për raportet me fëmijët, duke përmendur me vlerësim vajzën e tij Tuğçe Tatlıses, ndërsa la të kuptohej se marrëdhënia me djalin Ahmet Tatlıses mbetet e tensionuar.
Jo të gjithë janë në vendin që meritojnë në zemrën time
-u shpreh ai, duke shtuar se nëse do të ishte në vendin e tyre, nuk do ta linte kurrë babanë vetëm në një situatë të tillë.
Artisti gjithashtu tronditi publikun me një deklaratë për trashëgiminë, duke theksuar se pasurinë e tij nuk do t’ua lërë fëmijëve, por shtetit turk.
Sipas tij, çdo njeri duhet të ndërtojë vetë rrugën e tij, ndërsa emri İbrahim Tatlıses mbetet trashëgimia më e madhe që u ka lënë.