Edhe pse gjatë ditëve të fundit spekulohej në median rozë se Kylie Jenner dhe Travis Scott janë bashkuar muaj pas ndarjes së tyre, duket se kjo nuk është e vërtetë.
Ka qenë “TMZ” tabliodi që fillimisht bëri të ditur se dyshja janë më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit lajm që më pas e kanë përgënjeshtruar.
Burime pranë dyshes së famshme konfirmuan se Kylie dhe Travis janë thjesht miq të mirë dhe krejtësisht të përqendruar tek bashkëprindërimi.
Ata po kujdesen shumë për vogëlushen e tyre Stormi duke mos lënë angazhimet të ndikojnë tek prindërimi. Për hir të vajzës ata kalojnë kohë të konsiderueshme me njëri-tjetrin megjithëve fansat ende shpresojnë që në të ardhmen ata të rikthehen bashkë.