Aktualitet

Pazari i Vjetër i Korçës nominohet për çmimin prestigjioz në Londër

Rivitalizimi i Pazarit të Vjetër të Korçës është nominuar për “Projektin e Rinovimit të Vitit në Çmimet e Evropës në Zhvillim”, në Londër. Ky është një program prestigjioz, i cili vlerëson shembujt e suksesit dhe praktikat më të mira në nxitjen e rritjes ekonomike dhe sociale, në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore. Pazari i Vjetër i Korçës është një nga projektet që dëshmon më së miri transformimin e një tregu të degraduar, në një atraksion turistik.