Aktualitet

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin për Lezhën, Gjirokastrën dhe Kukësin!

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot ankimimin e Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Kukësit dhe të Gjirokastrës, duke i cilësuar të pabazuar.

Ndërkohë, çështja nuk përfundon këtu për opozitën, pasi Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë ankimimet e paraqitura nga PD edhe për qarkun Korçë.

Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në këto qarqe, duke argumentuar se procesi ka qenë i manipuluar dhe jo transparent.

Krahas pavlefshmërisë, PD ka kërkuar edhe përsëritjen e zgjedhjeve në këto zona.