Politikë

PD letër Ruçit: Të shkarkohet urgjentisht Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu!

Partia Demokratike i dërgoi letër kreut të Kuvendit, ku i kërkon shkarkimin nga detyra të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Në letrën që selia blu i drejton Gramoz Ruçit thuhet se të dy ata kanë penguar qëllimisht punën e Komisionit Hetimor “Tahiri” për të fshehur gjurmët e lidhjeve të qeverisë me krimin, ndaj kërkojnë zgjatjen e afatit me tre muaj. Gjithashtu, PD e akuzon Xhafajn edhe për asgjësim provash në mbrojtje të vëllait trafikant, Tahirit, Ballës, Çyrbjes etj.