Politikë

PD ndryshon planin e protestës, ja sa orë pritet të zgjasë

Partia Demokratike ridërgoi edhe njëherë kërkesën tek Policia e Tiranës për të marrë leje për protestën që do të mbahet nesër. Mësohet se në kërkesën e PD është përcaktuar që protesta të zgjasë 4 orë. Më herët PD kishte kërkuar leje për një afat të pacaktuar, duke mos e specifikuar kohëzgjatjen e tubimit. Nesër në orën 11:00 opozita ka thirrur qytetarët në protestë, për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.