Partia Demokratike akuza Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm se mbajnë në survejim Lulzim Bashën e familjen e tij. Kryetari i grupit, Edmond Spaho tha sot se “Fatmir Xhafaj është ideatori dhe zbatuesi i këtij operacioni”, sipas tij, “klandestin”, ndërsa theksoi se Rama dha bekimin: “Ndjekja dhe përgjimi i kryetarit të opozitës bëhet për interesa kriminale. Në këtë operacion Rama dhe Xhafaj po përdorin strukturat e policisë që janë krijuar dhe kanë për qëllim të gjurmojnë dhe luftojnë krimin dhe drogën për të gjurmuar dhe luftuar ata që që denoncojnë krimin dhe drogën. Akuzat e Selisë Blu shkuan dhe për Prokurorinë: “Sot është më e domosdoshme se kurrë që “Reforma në Drejtësi të kthehet në binarët kushtetues, për ta çliruar drejtësinë nga kapja që i ka bërë Edi Rama dhe, përmes tij, krimi i organizuar” tha Spaho.
Edmond Spaho.