Film & Tv

Për herë të parë fitohet shuma marramëndëse në “Piramida”!

Mbrëmja e kësaj të diele në game show-un familjar “Piramida” me Bora Zemanin ishte shumë emocionuese, pasi për herë të parë u fitua shuma marramëndëse. Në këtë luftë dijesh dhe njohurish ishin përballë njëri-tjetrit dy skuadra; “Fantastikët” dhe “Impulsivët”.

Gara mes tyre për 30.000 euro në dispozicion ishte shumë e fortë dhe me plot ethe, ama majën e piramidës arritën që ta preknin “Fantastikët”. Familja e tyre ishte e përbërë nga 5 anëtarë: një çift bashkëshortësh, djali i tyre dhe dy të afërm.

Por në “luftën e fundit” për të rrëmbyer edhe 15.000 euro u vendosën nënë e bir përballë njëri-tjetrit. Dhe sfida mes tyre u realizua me sukses.

Ata arritën që të grumbullonin deri në rreth 20.000 euro, një shumë e madhe që për herë të parë është fituar në “Piramida”.