Showbiz

Për herë të parë si moderator, këngëtari i famshëm shfaqet me veshje balerine

Ish-pjesëtari i One Direction u ftua për të prezantuar për herë të parë emisionin e famshëm “Saturday Night Live”.

Për të promovuar siç duhet këtë event, Harry Styles ka postuar një seri fotosh ku lajmëron fansat në mënyrën më të veçantë që vjen për herë të parë si moderator.

Këngëtari britanik u shfaq i veshur si balerinë duke marrë disa poza qesharake që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.

“Harry Styles me një fustan balerinë ngjyrë rozë është trendi i momentit dhe unë nuk jam aspak i mërzitur” ,-shkruan një komentues në foton e postuar nga 25-vjeçari.