Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Për ju që kohët e fundit keni patur papritmas dëshirë për ushqime të kripura!

Në disa situata, dëshira për një ushqim të caktuar mund të jetë një arsye për të ndryshuar stilin e jetës ose për të kontrolluar shëndetin tuaj. Nëse po flasim për dëshirën për kripë, atëherë mund të jetë ose thjesht një shprehi në ushqim ose rezultat i disa ndryshimeve në trup. Çfarë ndryshimesh në stilin e jetës ose në trup mund të shkaktojnë papritmas dëshirën për ushqim të kripur?

Stresi është një nga faktorët kryesorë, më pas aktiviteti i fuqishëm fizik, dehidratimi, sëmundja e Addisson-i dhe PMS e cila të gratë manifestohet ndryshe dhe shumë kanë nevojë për ushqim të kripur apo të ëmbël. Simptomat që mund të tregojnë gjithashtu marrjen e tepërt të kripës janë presioni i lartë i gjakut, dhimbje koke të shpeshta, skuqje e fytyrës, të përziera, djersitje e tepruar.

Është e rëndësishme të mbani mend se kripa gjendet pothuajse në të gjitha ushqimet e përpunuara. Prandaj, kushtojini vëmendje sa sanduiçë me sallam ose djathë hani në ditë, sa shpesh përdorni majonezë, keçap, ushqime të konservuara, në mënyrë që të mos hani shumë.

Ushqimet e kripura mund të mos ketë përfitime të mëdha për shëndetin tuaj por nxisin dëshira dhe padyshim neps. E gjithë kjo dëshirë për të kripurat ka nxitur shumë pikëpyetje në mesin e ekspertëve sipas të cilëve ka një lidhje të fortë mes kripës, depresionit dhe stresit. Një studim i publikuar në revistën ‘Appetite’, zbuloi se sodiumi, përbërësi kryesor i kripës ndihmon në shuarjen e depresionit.