Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Lidhja e fortë që qëndron mes kripës, depresionit dhe stresit…/Flasin ekspertët!

Ushqimet e kripura mund të mos ketë përfitime të mëdha për shëndetin tuaj por nxisin dëshira dhe padyshim neps. E gjithë kjo dëshirë për të kripurat ka nxitur shumë pikëpyetje në mesin e ekspertëve sipas të cilëve ka një lidhje të fortë mes kripës, depresionit dhe stresit. Një studim i publikuar në revistën ‘Appetite’, zbuloi se sodiumi, përbërësi kryesor i kripës ndihmon në shuarjen e depresionit.

Kjo nuk do të thotë të rrisni sasinë e kripës, por mundohuni ta zëvendësoni me erëza pikante dhe reduktimin ta bëni gradualisht. Kripa ështa armik i tensionit të lartë apo sëmundjeve të veshkave ndaj kujdes nëse vuani nga sëmundje të tilla. Meshkujt dhe gratë në depresion janë më të prirur të hanë më shumë ushqime me kripë. Kjo lidhje mes të dyjave nuk nënkupton se sasia e ulët e kripës shkakton depresion, por në psikologjinë e njeriut diçka që të bën të ndihesh mirë, kthehet në rutinë.

Një studim izraelit sugjeron se njerëzit janë të prirur të hanë gjëra të kripura sepse i bën të ndihen më mirë. Ata thonë se një sasi e vogël bajamesh apo kikirikësh me kripë mund t’ju ndihmojë të jini më të qetë e më pak të stresuar. Sipas tyre, ushqimet e kripura ndikojnë tek nivelet e oksitocinës, hormonit të kënaqësisë dhe qetësisë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që kur të jeni të stresuar të hani sasi të mëdha ushqimesh të kripura.

Kjo mund të ketë një ndikim negativ tek pesha trupore dhe te sëmundjet e lartpërmendura. Rikujtojmë, se falë hulumtimit 9-vjeçar, shkencëtarët më në fund kanë zbuluar se si saktësisht sheqeri “ushqen” kancerin dhe e bën edhe më vdekjeprurës. E gjitha reduktohet në mekanizëm në të cilin qelizat e kancerit e metabolizojnë sheqerin. Pothuajse të gjitha qelizave në trup u nevojitet energjia dhe deri te energjia arrijnë nëpërmjet sheqerit në ushqimin të cilin e hamë.