Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona, 16 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.
Në total janë testuar 1823 raste dhe prej tyre 259 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetë edhe dy pacientë duke e cuar numrin total të viktimave në 15.
Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 79 pacientë, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive ndërsa 4 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se 15 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 67.