Një çip i ri elektronik mund të sjellë lehtësim për pacientët me një çrregullim serioz që i ndalon ata të marrin frymë në gjumë. 8 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga Apnea e gjumit.
Rrugët e tyre të frymëmarrjes pengohen dhe frymëmarrja e tyre ndalet në mënyrë të përsëritur për disa sekonda apo edhe minuta. Por kirurgët tani kanë filluar të implantojnë një çip në një nerv kritik, duke i ndihmuar njerëzit të marrin frymë.
Bëhet e ditur se Apnea e gjumit prek si meshkujt ashtu edhe gratë. Ata me këtë sëmundje gërhijnë shumë dhe indet e buta në gojë dhe në fyt mbyllin rrugët e frymëmarrjes dhe pengojnë frymëmarrjen.
Mungesa e oksigjenit mund të çojë në hipertension, goditje në tru, sulme në zemër dhe diabet. Si rezultat, disa pacientë vdesin. Raportohet se trajtimi më i zakonshëm aktualisht është një makinë me presion të vazhdueshëm pozitiv në rrugët ajrore (CPAP).
Një pompë fryn ajrin në gojë dhe fyt, duke mbajtur rrugët e frymëmarrjes të hapura. Por është kaq e pakëndshme që një e treta e pacientëve e ndalojnë përdorimin e saj.
Çdo person ka një pozicion të preferuar për të fjetur, por disa prej tyre janë më të mira për shëndetin se të tjerat. Sipas Mayo Clinic, pozicioni më i mirë është të flini në anë. Ky pozicion është i rekomanduar sepse ndihmon në mbajtjen e hapur të rrugëve të frymëmarrjes, duke reduktuar gërhitjen dhe përmirësuar cilësinë e gjumit. Fjetja në anë është gjithashtu e dobishme për ata që vuajnë nga refluksi gastrik, pasi ndihmon në parandalimin e ngjitjes së acidit në ezofag.