Aktualitet

Përfshihet nga zjarri kompleksi i banimit pranë QSUT-së, shkrumbohet fasada e pallatit

Një zjarr masiv ka rënë pasditen e sotme, në një kompleks banimi pranë zonës së QSUT-së në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se flakët kanë nisur në katin e parë të kompleksit dhe ka përfshirë fasadën e pallatit, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.