Lifestyle

Përgjigjuni këtyre 3 pyetjeve pas orës 19:00 dhe do ta shihni jetën me një sy tjetër!

Dëshironi të zbuloni sekretin e lumturisë? Bëjini vetes këto 3 pyetje të thjeshta çdo natë dhe përgjigjuni atyre. Praktika e mirënjohjes dhe pak punë me veten janë shpesh çelësi pas një lumturie që mendojmë se nuk e arrijmë kurrë plotësisht. Për shkak të angazhimeve për të përmbushur pritshmëritë tona dhe të të tjerëve, ne shpesh përfundojmë duke harruar të kujdesemi për veten. Por çfarë të bëjmë? Thjesht përgjigjuni këtyre tri pyetjeve çdo natë.

Mund ta bëni gjatë larjes së dhëmbëve, ose para se të flini. Por e rëndësishme është të mos harroni ta bëni çdo natë dhe së shpejti do të vini re rezultate të pabesueshme. Cila është një gjë që më ndodhi sot për të cilën duhet të jem mirënjohëse? Çfarë bëra sot për të arritur qëllimet e mia? A ka një gjë që mund ta bëj më mirë nesër? Tre pyetje të thjeshta që do t’ju ndihmojnë ta shihni ditën që sapo ka kaluar nga një këndvështrim tjetër dhe të përqendroheni në gjërat që kanë vërtet rëndësi.

Nëse njerëzit ndihen të lumtur apo edhe të kënaqur me jetën e tyre, kjo vetëm ndihmon shëndetin mendor, por mund edhe të reduktojë rrezikun e atakut kardiak dhe hemorragjisë cerebrale. Një studim i fundit, i botuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, tregoi se mirëqenia ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. “Kërkimet tona mbështesin një qasje ndaj kujdesit shëndetësor, ku rritja e mirëqenies mendore dhe emocionale të një individi konsiderohet si pjesë integrale e parandalimit të sëmundjeve të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale”-pohoi autori kryesor i studimit Dr.Wen Sun.