Celebrities Gossip Showbiz

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Michael Schumacher?!

Sipas raportimeve të fundit, Michael Schumacher nuk po qendron më i shtrirë në shtrat. Familja e legjendës së Formula 1 vazhdon ta mbajë gjendjen e tij shëndetësore shumë private, më shumë se një dekadë pas aksidentit të rëndë me ski në vitin 2013. Po ashtu, burime pranë familjes bëjnë të ditur se Schumacher ende ndjek garat e Formula 1, fakt që është përmendur edhe nga ish-drejtuesi i Ferrarit, Jean Todt, në intervista të mëparshme.

Schumacher, 7 herë kampion i botës në Formula 1, është në krye të klasifikimit të pilotëve më të paguar në historinë e këtij kampionati. Kjo është ajo që publikon ‘Racing Neës 365’, sipas së cilës pasuria neto e Schumacher është vlerësuar 790 milionë dollarë(mbi 670 milionë euro). Gjatë karrierës së tij, piloti gjerman ka regjistruar 91 fitore dhe 7 tituj botërorë. Në vendin e dytë, si piloti më i paguar në historinë e Formula 1 është Lewis Hamilton, edhe britaniku, 7 herë kampion bote me një pasuri prej 304 milionë dollarë (mbi 258 milionë euro).

Vitet ’90 janë ndoshta dekada e fundit e pavarësisë teknike. Skuderitë kishin një identitet të fortë dhe repartet ishin qendra kërkimesh e zhvillimi autonome. Dhe kjo ishte përpara viteve 2000 kur imponimi i rregullave dhe limiteve në tavanin buxhetor i dhanë fund një periudhe eksperimentimi dhe kreativiteti të paharrueshëm. Një prej shembujve më fitues të atyre sezoneve do të dalë në ankand. Shtëpia e njohur e ankandeve RM Sotheby’s do të ofrojë Ferrari F310. E pajisur me një motor 3.0 litra V10 me 730 kuaj/fuqi, kjo makinë e bëri debutimin e saj në Çmimin e Madh të Belgjikës në Botërorin e Formula 1 të 1997 duke u përdorur nga Michael Schumacher në kualifikuese, me gjermanin që më pas kaloi në një telajo tjetër.