Aksident rrugor në aksin Milot –Rrëshen, plagosen 5 persona 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Nga të dhënat e para mësohet se dy fuoristrada janë përplasur me njëra-tjetrën. Dyshohet se shkak për aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve. Të plagosurit janë nisur për në spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.