Gossip Showbiz

Përplasje e ashpër mes Gjestit dhe Jozi Markut për finalen e “Big Brother VIP Albania 4”? “Nuk shkon në finale o burrë…”

Teksa “Big Brother VIP Albania 4” po i afrohet finales së madhe, tensionet mes banorëve janë rritur ndjeshëm. Një debat i fortë ka shpërthyer mes Gjestit dhe Joz Markut, lidhur me mundësinë e hyrjes në finale.

Në një përballje me tone të ngritura, Jozi i tha Gjestit se nuk ka bërë mjaftueshëm për të qenë pjesë e finales, duke e përjashtuar nga gara për çmimin e madh.

Nuk shkon në finale o burrë, ndalu se nuk do të shkosh. Je duke e fëlliqur veten edhe më shumë

– tha Gjesti, teksa i drejtohej me zë të lartë.

Jozi nuk e pranoi akuzën dhe reagoi duke i kthyer:

Nuk ke bërë asgjë

– duke nënkuptuar se Gjesti vetë nuk meriton të jetë në finalen e madhe.

Pavarësisht debatit, Gjesti u shpreh me siguri:

Do e shohim

– duke lënë të kuptohet se ai beson fort në përzgjedhjen e publikut dhe e sheh veten mes finalistëve.

Aktualisht, kanë mbetur vetëm dy vende të lira për finalen e 19 prillit, dhe gara mes banorëve është më e ngushtë se kurrë.