Në Greqi vazhdojnë përplasjet mes dy familjeve rome nga Shqipëria e që e kanë zanafillën te trafiku dhe shpërndarja e drogës. Nga të shtënat me armë zjarri, dje mbetën të plagosura dy shtetase të moshave 31 e 35 vjeçe, të cilat u dërguan në spital me plagë në krah dhe në këmbë. Policia greke mori njoftim për një konflikt, në një kamp rom në Markopoulos, pranë një punishteje plastike.
Ky nuk është episodi i vetëm. Po në Markopoulos, më 1 nëntor të këtij viti mbeti i vrarë një fëmijë rom i moshës 5 vjeç për shkak të përplasjeve me armë zjarri. Për vrasjen janë shpallur në kërkim Agron Tahiri, 48 vjec nga Fshati Rom, Njësia Administrative Qendër në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me gjeneralitetet Evagjelo Zafiropoulo 28 vjeç e Dhimitrio Zafiropoulo 25, si dhe kushuriri i tyre Nektario Petropoulo 34 vjeç.