Gossip Showbiz

Perrie Edwards shkëlqen në bikini pranë pishinës, teksa lufton me ankthin!

Perrie Edwards ka tërhequr vëmendjen e fansave me disa fotografi joshëse të postuara në Instagram, ku shfaqet me bikini nudo dhe një kapelë kauboji, duke pozuar nën rrezet e diellit pranë pishinës.

Dukjen e saj ajo e kompletoi me aksesorë të artë, duke reflektuar elegancë dhe vetëbesim.

Por përtej imazhit glamuroz, këngëtarja 31-vjeçare ka ndarë një pjesë të ndjeshme të jetës së saj – luftën me sulmet e panikut dhe ankthin.

Në një intervistë për “DailyMail”, Perrie tregoi se ka filluar të punojë ngushtë me terapistin e saj, madje edhe gjatë angazhimeve profesionale, për të përballuar episodet e ankthit në kohë reale.

Është përparimi më i madh që kam bërë dhe një nga vendimet më të mira në jetën time

– ka thënë ajo.

Siambasadore e organizatës bamirëse për shëndetin mendor “Mind”, Perrie synon të thyejë stigmën që shoqëron çrregullimet emocionale dhe të inkurajojë njerëzit të kërkojnë ndihmë pa turp.

Këngëtarja gjithashtu rrëfeu se shpesh jeton me frikën se mund të përjetojë një sulm paniku kur është vetëm, ndaj përpiqet të mos jetë kurrë e vetme.

Përveç përpjekjeve për mirëqenie mendore, Perrie ka folur me humor për planet për të zgjeruar familjen me partnerin e saj, futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain, dhe djalin e tyre të vogël, Axel. Ajo nuk e përjashton mundësinë për një fëmijë tjetër në të ardhmen.