Vitet e fundit është vënë re se disa gratë përgjithësisht zgjedhin burra apo djem të rinj për partnerin e tyre të jetës. Këtë në fakt nuk e themi ne, pasi është një fenomen që gjithësecili nga ju e ka hasur në përditshmëinë tuaj, apo ka dëgjuar për marrëdhënie të tilla.
Po t’i vëmë re gratë e suksesshme me famë botërore kudo në botë, pothuajse të gjitha kanë zgjedhur një partner më të ri sesa vetë ato. Të famshëm si Kate Moss, Shakira, Priyanka Chopra, Heidi Klum, Kirs Jenner etj, nuk e shohin moshën si një pengesë kur bëhet fjalë për dashurinë. Më poshtë do të listojmë disa nga arsyet se përse gratë në ditët e sotme vendosin të kalojnë jetën me djem më të rinj se sa vetë ato.
Burrat e rinj janë më tërheqës në syrin e femrës.
Kjo ndodh sepse djemtë e rinj kanë një trup më tërheqës dhe më të shëndetshëm sesa burrat që janë në moshë. Përveç kësaj, era e trupit është një faktor që e ‘ngacmon’ shumë femrën. Ka shumë femra që fiksohen me një djale vetëm nga aroma e trupit të tij.
Burrat e rinj e përjetojnë botën ndryshe.
Kjo ndodh sepse kjo lloj moshe jeton në një tjetër gjenratë. Këta burra mund të japin këshilla ose ide në lidhje me diçka, por duke e parë situatën gjthmonë nga një këndvështrim tjetër. Kjo gjë mund të jetë argëtuese për të dy ata pasi mund të shkembejnë idetë e tyre në lidhje me ndryshimin që ndodh në dy breza të ndryshëm.
Burrat e rinj kanë më shumë stil dhe janë më elegantë.
Burrat e rinj e ndjekin më shumë stilin. Ata janë të prirur të ndjekin trendet e fundit dhe jo të veshin një veshje që nuk është stil vetëm sepse është komode. Në fakt, sipas një studimi, mënyra se si vishen burrat është një pjesë e rëndësishme e parë nga këndvështrimi i një femre, sepse veshja është një element shumë i rëndësishëm në syrin e saj.
Burrat e rinj janë më shumë energjikë.
Përgjithësisht, femrat priren të zgjedhin një mashkull më energjik se vetja. Kjo pasi, meshkujt e rinj në moshë janë më të “etur” për të provuar gjëra të reja me partneren e tyre, si dhe janë më aktivë në sporte të ndryshme. Kjo mund të ndihmojë për ta mbajtur lidhjen emocionuese dhe plot aventura, duke shtuar më shumë kujtime në albumin e tyre të fotove.
Burrat e rinj kanë tendencën t’i bëjnë më shumë përkëdhelje partneres së tyre.
Në shoqërinë e sotme, gratë që kanë kaluar moshën 30-vjeç konsiderohen “të vjetra” nga shumë njerëz, veçanërisht nëse janë beqare. Pra, kur një burrë i ri shoqërohet me një grua më të vjetër, ai është duke i injoruar këto mendime dhe fakti që qëndron me të, po i tregon asaj sa vlera ka ajo si femër. Pra, i jep vëmendje dhe vlerat që ajo meriton.
Burrat e rinj nuk duan domosdoshmërisht fëmijë.
Kur një mashkull është i ri dëshira për të pasur një fëmijë është disi më e vogël. Kjo pasi, ata nuk duan të marrin përgjegjësi kaq të mëdha në një moshë aq të re. Nga ana tjetër, kjo është një gjë shumë e mirë për femrat që nuk duan të kenë fëmijë.
Burrat e rinj kanë më shumë kohë të lirë për ju.
Për një grua të divorcuar, të lënduar apo të zhgënjyer nga një mashkull, mënyra më e mirë për ta hequr këtë “barrë” nga vetja është që të dalin me një djalë të ri. Kjo, pasi djemtë e rinj nuk kanë të tilla strese dhe duke biseduar mund të shkëmbejnë momente pozitive me njëri-tjetrin.
Burrat e rinj në moshë janë më pjellorë.
Kjo është një gjë shumë e mirë për femrat që kanë dëshirë të kenë fëmijë në moshë pak të madhe. Githashtu, problemet me konceptimin e këtyre gjërave mund të jenë pak stresuese dhe shpesh sjellin tendosje, por kjo gjë mund të zhduket fare mirë me një partner ideal.