Për herë të parë Shqipëria do të shkojë në Olimpiadë Dimërore jo vetëm me 4 sportistë, që është një record, por konsiderohet një Olipiadë e veçantë dhe e merituar për Shqipërinë pasi sportistë tanë të katërt janë të kualifikuar.
Falë paraqitjeve të mira në Kupën e Botës së Lara Colturit janë hapur edhe dy kuota shtesë për ekipin e vajzave të kategorisë ski alpine dhe ato janë Lisa Brunga dhe Semire Dauti.
Dy emra që sigurisht shumëkush i dëgjon pë rherë të pare dhe mund të konsiderohet krejt normale, pasi bëhet fjalë për dy sportiste që janë 17 dhe 18 vjeç, ndërkohë që Lara është 19 vjeç.
Lisa Brunga është e lindur nga dy prindër me origjinë nga Lezha, në Kanada dhe jeton atje. E zhvillon këtë sport që në fëmijëri atje dhe stërvitet sigurisht në vendlindjen e sajë, por ka shprehur dëshirën që të garojë nën ngjyrat kuqezi dhe për të është hera e pare dhe duket një record moshe pasi është vetëm 17 vjeç. Në rekordet e saj sportive ajo ka një podium të garave të njohura zyrtarisht FIS dhe dy pjesëmarrje në Botëror për të rinj dhe gjithsejë 56 starte garash. Disiplinat e saj të preferuara janë Sllallom Gjigand, Super Gjigand dhe Sllallom.
Ndërkohë Semire Dauti është sportistja tjetër shqiptare që i bashkohet Larës dhe Lisës. Ajo është vetëm 18 vjeç, e lindur në Itali nga baba me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut dhe nënë italiane. Ajo që në fëmijëri garon në Itali dhe madje në Salcade, një vend shumë pranë Cortinës. Edhe Semire ka shfaqur dëshirën të garojë nën ngjyrat kuqezi. Një skiatore gjithashtu shumë e re por me të dhëna premtuese, 3 podiume të garave FIS dhe 130 gara të zhvilluara zyrtare. Ajo ka marrë pjesë në karrierën e sajë të deritanishme në të katërta disiplinat e skive alpine, Downhill, Sllallom Gjigand, Super Gjigand dhe Sllallom.