Një vajzë e re ndërroi jetë dhe një djalë u plagos rëndë pas një sulmi nga një peshkaqen në Uellsin e Ri Jugor, në Australinë lindore, pranë plazhit Crowdy Bay. Dëshmitarët ndihmuan çiftin përpara se të mbërrinin ndihmësit mjekësorë dhe policia. Mediat ndërkombëtare raportojnë se viktima ishte rreth të 20-ave. Sipas informacionit të lëshuar nga autoritetet, çifti u sulmua në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
20-vjeçarja vdiq në vendin e sulmit, ndërsa i riu gjithashtu 20-vjeçar, pësoi lëndime të rënda në këmbë dhe u transportua me helikopter në spital, ku mbetet në gjendje të qëndrueshme. Qasja në plazh është mbyllur për publikun. Ndërkaq, në Lima, kryeqytetin e shtetin latino-amerikan Peru, është zbuluar fosil 9 milionë vjeçar i peshkaqenit. Ndërkaq, në Lima, një grup vizitorësh morën pjesë në ekspozitën e fosileve.
Institucionet kushtuar paleontologjisë në Peru bashkuan forcat për të shënuar Ditën Kombëtare të Paleontologjisë me një ekspozitë që shfaq ekzemplarë të jashtëzakonshëm, duke përfshirë fosilin e një peshkaqeni 9 milionë vjeçar (Cosmopolitodus hastalis). Mes tjerash në ekspozitë u shfaqën edhe një krokodil i mitur (Piscogavialis) dhe dhëmbi i fosilizuar i një megalodoni, një specie e zhdukur e peshkaqenit gjigant. Aktiviteti u organizua në Institutin Gjeologjik, Minierash dhe Metalurgjik të Perusë.