Gossip Showbiz

Kelly Clarkson mbyll emisionin e saj pas humbjes tragjike në familje?

Kelly Clarkson ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e emisionit të saj të njohur The Kelly Clarkson Show, përmes një postimi emocional në Instagram, të publikuar ditën e hënë.

Këngëtarja dhe moderatorja 43-vjeçare ka bërë të ditur se ka vendosur të tërhiqet nga ekrani për t’iu përkushtuar plotësisht familjes së saj.

Clarkson është nënë e dy fëmijëve, River Rose, 11 vjeç, dhe Remington “Remy” Alexander, 9 vjeç, të cilët i ka nga martesa me ish-bashkëshortin Brandon Blackstock. Blackstock u nda nga jeta në gusht të vitit të kaluar, në moshën 48-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Vendimi i saj vjen më pak se një vit pas humbjes së babait të fëmijëve të saj dhe duket se shënon një kapitull të ri në jetën personale të artistes.

Në deklaratën e shpërndarë njëkohësisht në Instagram-in e saj dhe në faqen zyrtare të emisionit, Clarkson u shpreh se largimi nga rutina e përditshme e punës i jep mundësinë të vendosë fëmijët në plan të parë.

Largimi nga rutina e përditshme më lejon të prioritizoj fëmijët e mi, gjë që ndjehet e nevojshme dhe e drejtë për këtë kapitull të ri të jetës sonë

-tha ajo.

Më herët, në nëntor, Daily Mail kishte raportuar se stafi i emisionit kishte vënë re se Clarkson dukej “e larguar mendërisht” nga projekti, ndërsa disa punonjës kishin filluar të përditësonin CV-të, nga frika se emisioni mund të mbyllej së shpejti.

Pavarësisht largimit, Clarkson shprehu mirënjohje të thellë për ekipin me të cilin ka punuar gjatë viteve.

Kam qenë jashtëzakonisht e privilegjuar që kam bashkëpunuar me një grup kaq të mrekullueshëm njerëzish në The Kelly Clarkson Show, si në Los Anxhelos ashtu edhe në Nju Jork. Ka pasur momente dhe episode të paharrueshme gjatë këtyre shtatë sezoneve

-shtoi ajo.

Mbyllja e emisionit shënon fundin e një epoke televizive të suksesshme, por për Kelly Clarkson, familja mbetet prioritet absolut.