Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve në Madrid, u lokalizua e arrestua me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë shtetasi Kevin Margjoni.
49 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Margjoni akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Madrid, është kapur në Spanjë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi K.M., 49 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Ai ishte pjesë e grupit që ngriti laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit, më 2022-shin!